Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin në playoff të Botërorit 2026 pas fitores 0-1 në transfertë ndaj Andorrës. Ishte një ndeshje që duhej fituar me çdo kusht dhe ku kuqezinjtë treguan personalitet, qetësi dhe vendosmëri nga fillimi deri në fund.

Heroi i sfidës u bë Kristjan Asllani, i cili në minutën e 67-të zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë brenda zonës, pas një asisti të shkëlqyer nga Myrto Uzuni.

Gjatë gjithë takimit, kuqezinjtë dominuan lojën dhe nuk lejuan asnjë surprizë nga vendasit. Sylvinho kërkoi maksimumin deri në sekondën e fundit dhe ekipi iu përgjigj duke luftuar për çdo top.

Me këtë rezultat, Shqipëria siguron matematikisht vendin që e çon në playoff, duke hyrë mes skuadrave që do të luftojnë deri në fund për një biletë historike drejt Kampionatit Botëror 2026.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *