Një tjetër talent me origjinë shqiptare që po shkëlqen jashtë vendit. Bëhet fjalë për sulmuesin 18-vjeçar, Berat Lush, i lindur në Stamboll me rrënjë nga Gostivari, i cili mbrëmjen e së mërkurës mahniti Turqinë me katër gola të shënuar në fitoren 5-0 të Erokspor ndaj Istanbulsporit.

Paraqitja e tij spektakolare ka bërë që mediat turke ta cilësojnë si “yllin e ri të futbollit turk”, ndërsa FSHF-ja nuk ka humbur kohë. Sipas burimeve nga “Panorama Sport”, Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, ka nisur menjëherë bisedimet me babanë e futbollistit për ta bindur që të zgjedhë fanellën kuqezi në të ardhmen.

Profil i një talenti

  • Emri: Berat Lush
  • Mosha: 18 vjeç
  • Pozicioni: Sulmues i majtë
  • Klubi: Erokspor (Turqi)
  • Statistikat: 5 gola në 7 javë kampionat

Lushi konsiderohet si një profil ideal për repartin ofensiv të Shqipërisë, ku prej kohësh është ndjerë mungesa e një lojtari në krahun e majtë. Në shumë ndeshje, trajneri Silvinjo ka qenë i detyruar të improvizojë me Nedim Bajramin, i cili aktualisht nuk po kalon një moment të mirë në klub.

Edhe pse deri më tani ka luajtur me ekipet e moshave të Turqisë, Lushi nuk e ka fshehur asnjëherë prejardhjen e tij shqiptare. Në profilin e tij në Instagram, ai mban krah për krah flamurin turk dhe atë shqiptar, ndërsa shpesh postimet i shoqëron me këngë në gjuhën shqipe.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *