Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke u bërë pjesë e sistemit që lejon transferta bankare më të thjeshta, të sigurta dhe me kosto më të ulët brenda hapësirës evropiane.

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë njoftoi se që prej 7 tetorit, të gjitha 11 bankat që operojnë në vendjanë përfshirë në këtë rrjet pagesash.

“Ky zhvillim është pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Shqipërinë dhe e përafron sistemin tonë bankar me standardet evropiane”, thuhet në reagimin zyrtar të Delegacionit të BE-së në rrjetet sociale.

Përfshirja në SEPA pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset shqiptare, duke ulur kostot e transfertave ndërkombëtare dhe duke përshpejtuar procesin e dërgimit të parave në vendet e BE-së.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në integrimin financiar të Shqipërisë me tregun e përbashkët evropian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *