Fragment
Si përfundim mund të thuhet se poezia e Lasgush Poradecit, bashkë me atë të Mjedës e të Nolit, në mënyrën më të spikatur dëshmon se gjuha shqipe ka mundësi të paskajshme të rrokë edhe ndjenjat më të holla të sferave të lartësuara shpirtërore, të futet në thellësitë e padukshme të mendimit mbi fenomenet më të ndërlikuar dhe t’i shprehë me saktësi e bukuri të mahnitshme; se shqipja, përveç butësisë dhe ëmbëlsisë së vet shembullore, ka edhe ashpërsinë e shkëmbit që trumhas çfarëdo që gjen përpara. Ndonëse natyrash të ndryshme nga anatomia shpirtërore, këta tre poetë reflektuan edhe në veprat e tyre vetvetishëm tërë fuqinë e fjalës poetike shqipe pothuaj në të njëjtën kohë njerëzore. Këto veçori të shqipes s’gjenden dot askund tjetër së taku sa te poezia e Lasgush Poradecit.
[1976]
Publikoi: Shaip Beqiri