Nga Enver Bytyçi

Në Luginën e Preshevës vazhdojnë votimet për parlamentin e Serbisë. Njoftimet bëjnë me dije se pjesëmarrja e shqiptarëve është shumë e ulët. 

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në vend që të bëjë thirrje për rritjen e pjesmarrjes në këto votime, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti si “përkrahës të përçarjes” në këtë trevë ku banpjnë shqiptarët. 

Kjo do të thotë se Arifi është shumë i interesuar për një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Duke e ditur se sa më e lartë të jetë pjesmarrja, aq më shumë i rriten shenaset e Shaip Kamberit të fitojë mandatin e ri të deputetit, Shqiprim Arifi dëshmon qartë se është përçarësi kryesor i spektrit politik në Luginë.

Kjo provohet edhe për një fakt tjetër: Të gjitha faktet flasin për atë se Aleksandër Vuçiç dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë janë shkaktarët e përçarjes shqiptare në Luginë. Ndërkaq Shqiprim Arifi, për ta fsheh këtë fakt e adreson përgjegjësinë te Albin Kurti! Arifi kurrë nuk e akuzoi Vuçiç për përçarje të shqiptarëve, jo vetëm në Luginë. 

Sakohë që ne shqiptarët do të na mallëngjejnë flokët e lëpra prej lopës të Shqiprimave dhe nuk do të shohim shejtanin brenda tyre, aq kohë do ta vuajmë këtë dramë që kalojmë sot!

Prandaj dhe shqiptarët në Luginë duhet të mobilizohen e të votojnë patriotët e vërtetë e të dëshmuar, si Shaip Kamberi!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *