Nga Enver Bytyçi 

Shaip Kamberi do të jetë sërish deputet i Kuvendit të Serbisë. Edhe pse zgjedhjet e djeshme për parlamentin dhe disa bashki u manipuluan në mënyrë mafioze nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kryetari i Partisë shqiptare për Aksion Demokratik, si kandidat për deputet, duket se ka fituar numrin e nevojshëm të votave për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme. Të dhënat konfirmojnë se ai ka marrë 6000 vota në Bujanovc dhe 5000 në Preshëvë, ndërkohë që votat e tjera të shqiptarëve në Serbi ende nuk janë specifikuar. Për të marrë mandatin e deputetit atij i  duhen gjithsej 13.500 vota. Llogaritet që ky numër të plotësohet e tejkalohet në rastin e zotit Kamberi.

Sido që unë e konsideroj të ulët numrin e votave, arsyeja kryesore e këtij numri është pjesëmarrja e ulët në zgjedhje e shqiptarëve të Luginës. Dhe arsyeja kryesore e pjesmarrjes së ulët është përçarja e faktorit shqiptar në këtë rajon. Vlerësoj se përçarësi më i madh i komunitetit shqiptar në Serbi e sidomos në Preshevë, është kryetari i komunës, Shqiprim Arifi. Fakti se në komunën e Preshevës, ku ai drejton, dolën vetëm 20 përqind e zgjedhësve në votime, dëshmon për atë se shqiptarët janë të dyzuar e në dilemën e përzgjedhjes së kandidatit të tyre për në kuvendin e Serbisë. 

Qëndrimet patriotike të Shaip Kamberit në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginë nuk i kanë bindur ata për të adresuar votën e tyre te Partia për Aksion Demokratik! As qëndrimet anti-shqiptare të Shqiprim Arifit nuk i bindi ata që ta refuzojnë me zero vota partinë dhe kandidatin e tij, ndonëse e ndëshkuan atë!

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *