Një tubim u mbajt në sheshin “Skënderbej” ku një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dolën në shesh në përkrahje të Palestinës në luftën ndaj Izraelit.
Të pranishmit në tubim u shprehen se Izraeli është pushtues prej dekadash dhe se Palestina vijon të jetë viktimë e një padrejtësie të madhe historike. Sipas tyre, Hamasi palestinez po bën luftë çlirimtare dhe se tokat e pushtuara nga Izraeli duhet t’i rikthehen Palestinës.