Shtetasit e Shqipërisë nuk do e kenë më të nevojshme pajisjen me vizë për të udhëtuar drejt Kinës.
Kryeministri, Edi Rama njoftoi arritjen e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kinës që u mundëson shqiptarëve udhëtimin pa viza.
Kjo marrëveshje u njeh shtetasve shqiptare të drejtën e qëndrimit në Kinë për 90 ditë pa nevojën e pajisjes me vizë.
Marrëveshjet e mëhershme u njihnin shtetasve kinezë të drejtën e qëndrimit për 180 ditë pa vizë në Shqipëri, por për shqiptarët që udhëtonin drejt Kinës nevojitej pajisja me vizë.
Kryeministri, Edi Rama njoftoi se marrëveshja do të hyjë në fuqi pas 30 ditësh.