Nga Ilir Seci
Rudolf O. Ottenfeld është një piktor i njohur gjerman. Ottenfeld studio në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë me profesorët Carl Wurzinger dhe K. L. Mueller. Jetoi në Mynih në (1883-1893) dhe ne Vjenë (1893-1900), kurse vitet e fundit të jetës i mbylli si profesor pikture në Akademinë e Pragës. Ottenfeld trajtoi gjerësisht temën e orientit në pikturat e tij. Ai vizitoi shumë vende në Perandorinë Osmane ku ra dhe në kontakt me kulturën shqiptare.





