Selami Bodi 41 vjeç akuzohet se vrau për motive xhelozie gruan e tij Etleva Bodi.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi të premten në Savona të Italisë ku 31- vjeçarja po fliste në telefon në dhomën e saj, ndërsa i shoqi po e dëgjonte bisedën dhe hyri nga dhoma tjetër duke u përpjekur të mbyste të shoqen me duar.
Kur Etleva mbeti pa shenja jete, ai njoftoi për ndihmë dhe ekipi mjekësor që mbërriti në vendin e ngjarjes arriti të risjellë 31- vjeçaren në parametra jetësorë, por gjithësesi të dobët.
Ajo u shtrua për kurim në spitalin e Savonës, por ndërroi jetë pas 48 orësh duke mos u mbijetuar plagëve të marra. Ajo la pas 4 fëmijë nga 5 deri 11 vjeç.
Policia arrestoi Selami Bodin me akuzën e vrasjes dhe ai pritet të merret në pyetje në ditët në vazhdim.