28 Nëntori u festua masivisht në trojet shqiptare ndërsa në Tuz të Malit të Zi festimet u shoqëruan dhe me vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut në qendrën e kësaj komune. 

Pjesëmarrësit në tubim theksuan se kjo shtatore i shërben ruajtjes dhe promovimit të identitetit shqiptar në Malin e Zi. 

Iniciativa u realizua falë bashkëpunimit midis mërgatës shqiptare, autoriteteve vendase dhe kontributit të Tiranës. Projekti dhe monumenti i heroit kombetar u financua nga mërgimtarët malësorë dhe shoqatat shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

By Editor