Adam Hodge, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë kanë informacione se Rusia ka vendosur mina në portat detare të Ukrainës.

Sipas këtij njoftimi, tashmë rritet mundësia që Rusia të kryejë sulme ndaj anijeve me civilë në Detin e Zi.

“Ne besojmë se kjo është një përpjekje e koordinuar për të justifikuar çdo sulm kundër anijeve civile në Detin e Zi dhe për të fajësuar Ukrainën për këto sulme.” – tha zyrtari amerikan.

Kremlini kreu disa sulme në portin e Odesës dhe deklaroi se anijet ukrainase të mallrave do të konsiderohen si palë në konflikt.

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski tha se Rusia po tenton të ndalojë eksportet e grurit ukrainas në përpjekje për t’i dhënë një goditje Kievit në këtë fazë vendimtare të luftës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *