Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Nikoliq të Hasit kur banesa e Rexh Lushit u përfshi nga flakët.
Ky i fundit fillimisht arriti të nxjerrë jashtë banesës bashkëshorten e tij ndërsa më pas u rifut për të nxjerrë dhe nënën e tij, por asnjëri nuk dolën të gjallë nga banesa e cila u shkrumbua.

Shkak për ngjarjen e rëndë mendohet të jetë një pajisje ngrohëse e harruar ndezur në banesë.
Zjarrfikësit kanë arritur të identifikojnë trupin e pajetë të Fatime Lushit ndërkohë që vijojnë kërkimet dhe për trupin e Rexh Lushit.