Mungesës së kapitenit Berat Gjimshiti i janë shtuar dhe ato të Marash Kumbullës dhe Rei Manajt.
Mbrojtësi dhe sulmuesi nuk do të jenë në fushën e lojës ndaj Çekisë dhe Ukrainës.
Në dyshim vijon të jetë dhe Kristjan Asllani i cili prej tre javësh luan me mbrojtëse gjuri.
Trajneri Silvinjo ka rikthyer në grup Arbnor Mujën, ndërkohë që ftesa morën dhe Jon Mersina dhe Adrian Bajrami në mbrojtje.
E ndërlikuar duket dhe situata e Mirlind Dakut.
Sulmuesi do të mugojë ndaj Çekisë për shkak pezullimi nga kartonët ndërsa gjatë grumbullimit u stërvit i veçuar në palestër.
I vetmi sulmues “pykë” për Silvinjon mbetet Indrit Tuci në mungesë dhe të Armando Brojës të sapokthyer në stërvitje me Evertonin në Angli pas një sage dëmtimesh prej dy vitesh.
Trajneri i kombëtares pritet të vlerësojë gjendjen e disa prej lojtarëve për të vendosur lidhur me formacionin që do të zbresë në fushë fillimisht ndaj Çekisë dhe më pas ndaj Ukrainës.