Tekniku i Argjentinës, Lionel Skaloni po kalon një situatë të vështirë pasi disa dëmtime e detyruan atë të rishikonte listën e lojtarëve të grumbulluar për botërorin e Katarit. Nikolas Gonzales u dëmtua në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, ndërsa vendin e tij në Katar do e marrë Angel Korrea i Atletikos së Madridit. Nuk ia del të rikuperohet në kohë as Joakim Korrea mungesa e të cilit do të plotësohet nga Tiago Almeida.
Në dyshim janë dhe mbrojtësi Romero, bashkë me Papu Gomes në mesfushë dhe Dibala në sulm. Të tre lojtarët kanë shfaqur probleme fizike duke bërë me dhimbje koke teknikun Skaloni i cili tashmë duhet të marrë vendime të forta, sidomos për fazën sulmuese ku alternativat cilësore janë reduktuar ndjeshëm.