Aplikacioni i njohur TIKTOK nuk do të përdoret nga punonjësit publikë në disa shtete.
Ndalimi i përdorimit të aplikacionit në pajisjet zyrtare dhe nga punonjësit publikë vjen pas dyshimeve se aplikacioni po përdoret nga Kina për qëllime spiunazhi.
Përdorimi i TIKTOK-ut në pajisje zyrtare është i ndaluar në shtete si SHBA-ja, Kanadaja, Zelanda e Re, Tajvani, Finlanda, Suedia, Franca, Austria, Spanja, Portugalia, Holanda, Belgjika, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Republika Çeke, Polonia, Rumania, Bullgaria, Sllovenia, Italia, Sllovakia, Kroacia, Hungaria, Danimarka dhe Greqia.
Kjo masë nuk ndalon përdorimin e aplikacionit në pajisje personale.
Afganistani, India dhe Indonezia kanë vendosur ndalimin e plotë të përdorimit të aplikacionit, si në pajisjet zyrtare dhe në ato personale.