Grekët dhe romakët kishin historitë e tyre të rrënjosura në vendet tjera dhe që i kishin adoptuar shumicën e ideve dhe tekonologjitë nga diku tjetër: kodet juridike dhe literaturën nga Mesopotamia, skulpturat e gurit nga Egjipti, irrigacionin nga Asiria dhe alfabetin nga Levanti. Ata e dinin këtë dhe e çmonin. 

Për një gjë tjetër, grekët dhe romakët rrallë i kanë pasur të përbashkëta gjërat që sot quhen vlera perëndimore. Në fakt, shumë prej këtyre vlerave antike që konsiderohen të padyshimta, sot do të merreshin si të panjohura, madje edhe të papranueshme. Athinasit e kanë praktikuar demokracinë vetëm për burra, të cilët e promovonin joshjen ndaj djemëve kurse gratë qëndronin gojëmbyllura dhe të mbuluara. Romakët e përqafonin skllavërinë në shkallë masive dhe i shikonin ekzekutimet publike për kënaqësi.

Më në fund nuk ekziston lidhja e privilegjuar mes grekëve dhe romakëve me ‘Perëndimin’ modern: Shteti kombëtar i Evropës perëndimore me ardhacakët e tyre në kolonitë e largëta. Kryeqyteti i Perandorisë Romake në mesin e mileniumit të parë ka lëvizur në Konstantinopol dhe mbeti atje për më shumë se 1000 vjet. Ndërkohë myslimanët e kombinuan mësimin grek me shkencën nga Persia, India dhe Azia qendrore si një teknologji të re që qarkullonte rreth Afrikës, Arabisë dhe Oqeanit Indian kurse detarët në detërat e veriut dhe kalorësit e stepave i bartinin mallërat dhe idetë nga Kina deri në Irlandë.

Kjo është një botë e gjërë që shtrihet nga Pacifiku deri në Atlantik ku kombet në ngritje të Evropës perëndimore e trashëguan në shek. XV derisa po hynin në një botë të re. Ky milenium i ndërveprimeve është harruar me të madhe, është ngulfatur me ide të zhvilluara në periudhën viktoriane që e organizoi botën në atë të ‘civilizuar’, të ndarë dhe shpesh e kundërshuar në mënyrë të dyanshme.

  • Josephine Quinn, ‘How the World made the West’, f. 2.

Publikoi: Daut Dauti

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *