Në një dalje publike në datën 17 maj, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Xhefri Hoveniek ndër të tjera tha: “ Çdo aktivitet kriminal ndaj kryetarëve të zgjedhur në komunat veriore do të përballet me dënimin e ashpër të SHBA-ve.”
Në një dalje tjetër para mediave në datën 30 maj, Hovenier tha: “Anulohet pjesëmarrja e Kosovës në “Defender 2023” dhe ky do të jetë vetëm hapi i parë. SHBA-të nuk do të përkrahin Kosovën në procesin e njohjes nga shtetet mosnjohëse dhe kjo situatë do të ketë pasoja në procesin e integrimeve europiane për vendin.”
Dy qëndrime të kundërta në harkun kohor të 13 ditëve nga përfaqësuesi diplomatik i SHBA-ve në Prishtinë lidhur me tensionet e vazhdueshme në veriun e Kosovës.