Kombëtarja zhvillon sot seancën e fundit stërvitore para nisjes drejt Moldavisë ku të premten do të përballet me vendasit në një sfidë përcaktuese për kualifikimin në Euro 2024.

Tekniku Silvinjo duket se ka dy dilema për formacionin. Kristjan Asllani zhvilloi sot stërvitje në palestër, por aktivizimi i tij nga minuta e parë mbetet në pikëpyetje pas një dëmtimi të lehtë që pësoi me Interin në fundjavë.

Vendin e tij në mesfushë nga minuta e parë mund ta marrë Keidi Bare që po zhvillon paraqitje të mira me Espanjolin në Spanjë.

Dilema tjetër e Silvinjos mbetet linja e majtë e sulmit ku konkurenca është mes Taulant Seferit dhe Myrto Uzunit. 

Në sfidat e fundit është preferuar Seferi, por Silvinjo mund të provojë treshen e sulmit me Uzunin në një përballje ku pretendoehet që kombëtarja të jetë më sulmuese.

Pjesa tjetër e ekipit mbetet e paprekur me Berishën në portë, Hysajn, Ismajlin, Gjimshitin dhe Mitajn në mbrojtje. 

Në mesfushë pritet të konfirmohen Ramadani me Bajramin, ndërsa Asani dhe Cikalleshi do të jenë sërish titullarë në sulm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *