Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Pragës ku nesër në mbrëmje do të përballet me Çekinë në një sfidë që mund të jetë përcaktuese për fatet e grupit.

Tekniku Silvinjo duket se ka një ide të qartë për rreshtimin në këtë përballje.

Kuqezinjtë pritet të luajnë sërish me skemën 4-2-3-1.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërkohë që linjat e mbrojtjes do të mbulohen nga Balliu në të djathtë dhe Hysaj në të majtë.

Asllani me Ramadanin do të formojnë dyshen para mbrojtjes. Nga krahët do të luajnë Uzuni dhe Asani, ndërkohë që Bajrami pritet të jetë trekuartisti pas Cikalleshit që do të jetë i vetëm në majen e sulmit.

Pritet të ketë minuta dhe për dy debutuesit, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku. Dy lojtarët nga Kosova pritet të jenë një forcë e shtuar në repartin sulmues të Silvinjos.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *