Nga Hasan Bello

Në vitet 20-30 të shek.XX institucionet e shtetit shqiptar ndërmorën një fushatë jo vetëm për ndryshimin e toponimeve që kishin ngelur nga pushtimet e perandorive të ndryshme (kryesisht sllave), por edhe për shqiptarizimin e tabelave të dyqaneve, klubeve dhe restoranteve. Kjo nismë pjesërisht rezultoi e suksesshme, ndërsa pjesërisht dështoi për shkak të manisë që tregtarët dhe shoqëria jonë kishte për vendosjen e emrave të huaj.

Një dukuri e tillë konstatohet edhe sot, duke përfshirë emërtimet e rrugëve me emra politikanësh të njohur, të cilët nuk kanë dhënë asnjë kontribut për vendin tonë. Përveç pragmatizmit, kjo shpreh një lloj provincializmi, i cili në vetvete kultivon kompleks inferioriteti.

Në vitet e regjimit komunist toponimia dhe sidomos emrat e dyqaneve, klubeve dhe restoranteve morën ngjyrim tjetër. Kështu, për ta ilustruar po marim disa shembuj nga qyteti i Korçës, që në vitet 20-30 konsiderohej Parisi “i vogël” për shkak edhe të gjurmëve të kulturës e botës frankofone. Në kohën kur marrëdhëniet me BS ishin në kulmin e tyre, përballë kinema “Moravës” ekzistonte pastiçeri “Moska”. Me prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, ajo u quajt thjeshtë pastiçeri. Ndërsa në vitet 50-60 ekzistonte restorant “Odesa” apo një tjetër restorant-hotel me emrin “Krimea”.

Se çfarë e lidhte Korçën me këto emërtime është e vështirë për t’u kuptuar…

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *