Tekniku i kombëtares foli në konferencë shtypi para dy përballjeve me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. 

Silvinjo ritheksoi se Armando Broja nuk e ka kaluar dëmtimin e tij të rëndë dhe nuk duhej rrezikuar shëndeti i tij.

“Janë situata të ndryshme me Mihajn. Ne monitorojmë 56 lojtarë. Me 12 tetor Armando u kthye në Londër dhe nuk u grumbullua. Është lojtar i cili sot bën 11 muaj që kishte dëmtim të rëndë dhe ka kohë të riaftësohet, ai nuk është kthyer plotësisht, ka 11 muaj që nuk bën 90 minuta. Ai nuk ka luajtur në asnjë nga 4 ndeshjet në këtë muaj, ka kohë që të riaftësohet me ngadalësi. Enea Mihaj është i shëndetshëm, bëri 82 minuta, dukej një gjë jo serioze, por më pas u mësua se do të humbasë 3-4 javë. Armandos i duhet kohë, ngadalë-ngadalë duhet të kthehet. Zakonisht u ndodh lojtarëve me këtë dëmtim. Është një lojtar me kalibër të jashtëzakonshëm, por duhet të respektojmë shëndetin e tij që vjen para të gjithave.” – tha Silvinjo.

Braziliani u ndal te përballja e parë me Moldavinë më 17 nëntor duke vlerësuar rivalet për cilësitë që kanë shfaqur në këto kualifikuese. 

Sipas tij, moldavët kanë treguar se janë një kockë e fortë dhe përballja ndaj tyre do të jetë shumë e vështirë pasi edhe ata synojnë kualifikimin.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *