Pjesëmarrja e kapitenit Berat Gjimshiti në dy sfidat ndaj Çekisë dhe Gjerogjisë është vënë në dyshim pasi Atalanta e cilëson si lojtar të dëmtuar.
Pavarësisht se Silvinjo e përfshiu në listën e tij, kjo nuk ka ndodhur me listën e klubit bergamask për përballjen ndaj Xhenoas në Serinë A.

Gjimshiti nuk është pjesë e listës ndërsa klubi pretendon se ai u dëmtua në përballjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtar Donjetsk.
Vetë Silvinjo e pranoi në konferencën për shtyp se janë në kontakt me stafin mjekësor të Atalantës, por gjasat që kapiteni të jetë në fushë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë janë të pakta.