Silvinjo nuk u përmbajt pasi gjyqtari vërshëlleu fundin e sfidës me Moldavinë që e çoi Shqipërinë në Euro 2024.

Tekniku brazilian shkoi të festonte me tifozët, ndërkohë që nuk e fshehu lumturinë për këtë kualifikim historik të ekipit që drejton.

Ai tha pas ndeshjes se moldavët na vunë shumë në vështirësi sidomos me topat e gjatë dhe lojën në ajër, por kuqezinjtë ditën të administrojnë më kujdes pikën që i çoi në evropian.

Braziliani theksoi se bindjen për një kualifikim të mundshëm e kishte krijuar që në sfidën e parë kur u mundën në Varshavë nga Polonia.

“Isha i bindur që ishte një grup i vështirë dhe të gjitha skuadrat mund të merrnin pikë. Mendoj se momenti vendimtar ishte pas ndeshjes me Poloninë dhe nuk e meritonim humbjen, aty ndryshoi sjellja e lojtarëve. Ishte moment kyç.” – tha ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *