Trajneri brazilian duhet të përballet me mungesa në mbrojtje dhe sulm, pasi Gjimshiti, Ajeti, Broja dhe Daku nuk do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë.
Në seancën e fundit stërvitore Silvinjo provoi një formacion me Strakoshën në portë, Hysajn, Ismajlin, Kumbullën dhe Mitajn në mbrojtje.

Në mesfushë rreshtoi Ramadanin, Asllanin, Laçin, ndërkohë që në vijën e parë të sulmit rreshtoi Bajramin dhe Asanin nga krahët në mbështetje të Manajt i cili pritet të luajë i vetëm në sulm të shtunën në Pragë ndaj Ukrainës.
Silvinjo u shpreh se këto dy përballje për Ligën e Kombeve vlejnë shumë për ekipin pasi ky kompeticion është një mundësi e mirë për synuar pjesëmarrjen në botërorin e ardhshëm.