Trajneri i Kombëtares po kërkon afrime të reja para nisjes së eliminatoreve të Botërorit 2026. Emri i fundit që ka dalë në skenë është ai i Antoni Cacit.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka lindur në Francë dhe ka dalë nga akademia e Strasburgut.

Ai luajti edhe në ekipin e parë, ndërsa prej vitit 2022 është pjesë e Mainz-it në Bundesligë.

27-vjeçari shihet si një profil cilësor për mesfushën e Kombëtares, ndërsa këtë sezon me Mainz-in ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asiste.

Mësohet se FSHF-ja dhe vetë trajneri kanë kontaktuar me lojtarin dhe pritet një përgjigje nga ana e tij.

By Editor