Tekniku brazilian i kombëtares shpjegoi zgjedhjet e tij për miqësoret ndaj Kilit dhe Suedisë duke theksuar se kombëtarja ka tjetër mënyrë funksionimi që e dallon nga një klub futbolli. 

Sipas tij, Daku, Muja dhe Gjasula u lanë jashtë për zgjedhje teknike dhe se dera nuk është e mbyllur për askënd.p Lidhur me afrimin e Brojës dhe Manajt, Silvinjo u shpreh se të gjithë e meritojnë të kenë mundësitë e tyre dhe në fund do të jetë trajneri dhe stafi teknik ata që do të vendosin se kush do të shkojë në Euro 2024. 

“Daku, Muja, Gjasula, kanë bërë një rrugëtim të rëndësishëm me ne, janë lojtarë që unë i kam në konsideratë, padyshim. Nuk janë këtu për zgjedhje teknike, dhe nga nevoja për të parë lojtarë të tjerë. Dhimbjet e kokës për zgjedhjen e lojtarëve është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një trajneri. Unë dua ta kem këtë dhimbje koke. E persëris që janë lojtarë të rëndësishëm për ne dhe janë pjesë e planeve tona. Ne na duhet të shohim lojtarë si Manaj që vjen për herë të parë në grumbullim. Vëzhigimi nuk është i lehtë.” – tha Silvinjo në konferencën për shtyp.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *