Kapiteni Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim në ndeshjen me 21-vjeçarët kuqezinj.
Kontrollet mjekësore dolën në përfundim se kapiteni pësoi tërheqje muskulare dhe i nevojiten disa ditë pushim.
Gjimshiti u rikthye te Atalanta për të nisur riaftësimin ndërsa në kushte jo të mira fizike është dhe Arlind Ajeti i saporikthyer nga një dëmtim.
Për rrjedhojë trajneri Silvinjo ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë pritet të rreshtojë dyshen Kumbulla-Ismajli.
Asnjëri nuk pati minuta në Euro 2024 ndërsa lajmi i mirë është se Kumbulla po luan rregullisht në formacionin e Espanjolit.