Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se po afron drejt largimit, pasi ka bërë të qartë se do të presë deri në fund të kontratës së tij në korrik për të vendosur për rinovimin. Rezultatet e fundit dhe kritikat e shumta e kanë bërë largimin opsionin më të mundshëm, pavarësisht arritjes historike të skuadrës në play-off të Botërorit.
Në rast se Silvinjo largohet, FSHF dhe presidenti Armand Duka do të fillojnë menjëherë kërkimin për një trajner të ri për stolin e Kombëtares, që do të drejtojë kuqezinjtë në Ligën e Kombeve dhe në mundësinë për play-off të Euro 2028.
Një nga emrat kryesorë që po përmendet është Alesandro Nesta, ish-mbrojtës kampion bote me Itali në 2006, i cili ka drejtuar skuadra si Inter Majemi, Peruxhian, Froziononen dhe Monzën, duke ofruar një sfidë të re dhe mundësi për të ndërtuar emër si trajner në nivele të larta.
Alternativa tjetër është Luka Goti, italian me eksperiencë si asistent dhe trajner në ekipe si Udineze, Spezia dhe Leçe. Të dy kandidatët janë nën menaxhimin e Fali Ramadani, i cili do të luajë rol kyç në negociatat për të ardhmen e stolit të Kombëtares.

