Medon Berisha ka zhvilluar ndeshje për t’u mbajtur mend si kapten i Shpresave të Shqipërisë , ku më e fundit ishte ajo ndaj Rumanisë në të cilën shënoi dhe një supergol nga distanca.

20-vjeçari debutoi me Leçen në Kupën e Italisë në sfidën ndaj Parmës dhe paraqitja e tij u vlerësua nga tekniku D’Aversa.

Këto paraqitje duket se e kanë bindur teknikun Silvinjo që t’i ofrojë Berishës grumbullimin në kombëtare për dy përballjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Ky pritet të jetë hapi i madh për talentin shqiptar që karrierën e nisi në Zvicër me grupmoshat e Jang Bois, ndërsa te Leçe mbërriti në vitin 2021. 

Sezonin e kaluar ai ishte lojtari më i mirë në radhët e të rinjve të Leçes, ndërsa ky sezon e sheh Berishën në rritje të vazhdueshme dhe me kredenciale të shtuara në klubin dhe në kombëtaren e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *