Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvio Mendes Kampos Zhunior-Silvijno, shpalli listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për përballjen ndaj Polonisë e cila luhet më 27 mars.

Krahas emrave të njohur, tekniku braziilian ka grumbulluar dhe emra të rinj si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Pjesa tjetër përbëhet nga emra tashmë të afirmuar.

Në portë janë grumbulluar Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje të grumbulluar janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Frederik Veseli. Mungesa e madhe në prapavijë për këtë sfidë do të jetë ajo e Berat Gjimshitit

Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami.

Reparti i sulmit ka në dispozicion Sokol Cikalleshin, Myrto Uzunin dhe Taulant Seferin. Mungon Armando Broja për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi para pak mujash duke këputur ligamentet.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *