Trajneri i kombëtares, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme kundër Serbisë dhe Letonisë.

Gjatë konferencës për shtyp, Silvinjo deklaroi se ndeshja ndaj Serbisë nuk është si gjithë të tjerat, por theksoi se lojtarët duhet të ruajnë përqendrimin dhe të japin maksimumin në fushë.

Ai shtoi se diferencat mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk janë të mëdha dhe se të besuarit e tij do të japin gjithçka për të marrë rezultatin më të mirë në këto kualifikime.

Lista e plotë e të grumbulluarve:

Portierë:

Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Mario Dajsinani

Mbrojtës:

Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Adrian Bajrami

Mesfushorë:

Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Arbër Hoxha

Sulmues:

Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rei Manaj, Mirlind Daku

By Editor