Silvinjo pritet të shpallë listën e të grumbulluarve për sfidën ndaj Çekisë nesër në orën 12:00.

Tekniku brazilian pritet të ketë për herë të parë nën urdhërat e tij Armando Brojën që nuk luan për kombëtaren që nga nëntori i vitit të kaluar.

Risia e listës pritet të jetë Marvin Çuni. Sulmuesi i Frosinones në Serinë A do të grumbullohet për herë të parë në kombëtare. 

Rikthim dhe për Arbnor Muçollin që po kalon një formë shumë të mirë me Goteborgun në Suedi.

Lajm i mirë është dhe rekuperimi i Ardian Ismajlit, ndërsa mbetet për t’u vlerësuar gjendja e Sokol Cikalleshit nëse sulmuesi e ka kaluar dëmtimin e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *