Tashmë është zyrtare. Silvinjo do të jetë trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit. 

Lajmi u publikua nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila njoftoi se braziliani do të marrë drejtimin e kuqezinjve për 18 muajt e ardhshëm deri në përfundimin e Euro 2024-ës.

Silvinjo do të prezantohet në datën 9 janar në Tiranë ndërkohë që objektivi parësor do të jetë kualifikimi në kampionatin evropian.

Silvinjo ka një karrierë të pasur duke drejtuar skuadra si Lion apo Korinthias, ndërkohë që për tre vite ishte ndihmësi i teknikut Tite në kombëtaren e Brazilit.

Silvinjo pason Edi Rejan në stolin kuqezi me teknikun italian që largohet pas gati katër vitesh në drejtim.

Tashmë fillon epoka e Silvinjos.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *