Fitorja 2-0 ndaj Polonisë ka shtuar shanset e kombëtares shqiptare për një kualifikim në

“Euro 2024” që zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Një kryevepër e Jasir Asanit dhe një gol me finalizim prej bomberi klasik nga Mirlind Daku e ngjitën Shqipërinë në krye të grupit E me 10 pikë kur kanë mbetur dhe tre ndeshje për t’u luajtur.

I kënaqur me paraqitjen e skuadrës u shfaq tekniku Silvinjo. Ai theksoi se i ka motivuar lojtarët e tij duke u kujtuar në dhomat e zhveshjes se ata luajnë për të gjithë shqiptarët.

“U thashë se sot është dita jo vetëm e tyre, por e të gjithë shqiptarëve, të gjithë duhet të fitojmë. Ne kemi një skuadër të fortë dhe kemi fituar, sepse e kemi merituar. Por në fund u thashë që nuk ka përfunduar asgjë. Është një grup i vështirë dhe ka akoma shumë momente të vështira. Na presin edhe tre finale dhe duhet ta trajtojmë çdo ndeshje me rëndësinë maksimale.” – tha braziliani.

Tekniku kishte fjalë të mira dhe për Armando Brojën të cilin e konsideroi lojtar të madh dhe shumë të mirëpritur në rikthimin e tij në kombëtare pas dëmtimit të gjatë.

“Është një futbollist i madh dhe shpresojmë ta kemi shumë shpejt në skuadër. Është një dëmtim i rëndë, që kërkon 9 muaj rikuperim. Do të shkojmë në Londër ta ndjekim dhe të flasim me të. Nëse do të jetë në gjendje, atëherë nuk e kemi problem t’i gjejmë vend. Por nuk do të nxitohemi dhe duhet të tregojmë kujdes.” – shtoi Silvinjo për Super Sport.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *