Burime brenda FSHF-së konfirmojnë se trajneri brazilian do të jetë në krye të pankinës deri në përfundim të eliminatoreve të botërorit të vitit 2026. 

Vendimi pritet të bëhet me dije së shpejti. Pjesë e stafit do të jenë sërish dhe ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Doriva. Silvinjo e mori drejtimin e kombëtares në janarin e vitit 2023 duke siguruar kualifikimin në Euro 2024 si kryesues grupi. 

Pas nënshkrimit të kontratës Silvinjo pritet të nisë nga puna për ndeshjet e Ligës së Kombeve ku në shtator në Tiranë zbarkon Gjeorgjia e Vili Sanjolit. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *