Pas rreth tre javësh probleme, sistemi self-care më në fund është bërë funksional për bizneset, bënë të ditur burime nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për “Monitor”.

Bizneset raportuan që sistemi filloi të punonte me vonesë.

Edhe aktualisht ai është funksional, por sipas ekonomistëve është tepër i ngadaltë, megjithatë punon.

Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL), që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe AKSHI-së me një shkresë për problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe shtyrje të afateve të bilanceve. Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka regjistruar serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë./Monitor.al

https://monitor.al/sisemi-self-care-serish-me-probleme-bizneset-te-shqetesuara-per-inventarin/

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *