Mançester Siti u mund në shtëpi 0-4 nga Totenhemi duke e çuar në 5 serinë e humbjeve për të besuarit e Pep Guardiolës në të gjitha garat.
Kjo ishte humbja më e thellë për Mançester Sitin në 21 vitet e fundit në shtëpi, ndërkohë që gjatë 8 viteve të drejtimit nga trajneri katalanas, kjo mbetet periudha më e vështirë për qytetarët.
Tekniku pranoi krizën duke theksuar rëndësinë jetike që ka përballja e së dielës në transfertë ndaj Liverpulit kryesues.
“Në tetë vjet nuk kemi përjetuar kurrë një situatë të tillë”, tha Guardiola. “Ne jemi pak të brishtë, kjo është e qartë. Ne kemi vuajtur që të shënojmë dhe më pastaj ka pak negativitet në mendimet tona. Kishte disa arsye që nuk jemi në gjendje të kemi vazhdimësi. Tani ekuilibri nuk është në momentin e duhur. Por ndodhi.
I pyetur nëse gara për titullin do të ketë përfunduar nëse Liverpuli pasi mposhti me përmbysje Sauthemptonin, do të fitonte edhe përballjen direkte në “Anfield” këtë fundjavë, Pep u përgjigj: “Po. Nëse Liverpuli fiton, po.” – u shpreh Guardiola.