Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka reaguar pas një deklarate të Adriatik Lapajt, i cili e përmendi emrin e tij si kandidat të mundshëm për kryeministër të një qeverie teknike tranzitore.

Në një reagim publik, Kalo sqaron se përmendja e emrit të tij është bërë pa asnjë konsultim paraprak dhe thekson se nuk ka shprehur kurrë ambicie për poste politike, qofshin ato ekzekutive apo honorifike.

Ai nënvizon se pas daljes në pension në korrik të vitit 2023, nuk ka asnjë interes për t’u angazhuar në funksione ekzekutive apo legjislative në Shqipëri.

Në reagimin e tij, mjeku infeksionist shprehet se e mirëkupton deklarimin e Lapajt, duke theksuar se synimi i tij ka qenë të vërë në dukje ekzistencën e individëve të papërfshirë në korrupsion gjatë 34 viteve të fundit.

Megjithatë, Kalo shpreh shqetësim për reagimet e ashpra që ka nxitur përmendja e emrit të tij, duke theksuar se ka qenë subjekt akuzash ekstreme dhe kërcënimesh.

“Aq larg shkojnë këto mendje të errësuara sa më kanë bërë edhe vrasës, ndërsa ndokush tjetër ka bërë thirrje edhe për të më varur në litar”, shprehet ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *