Mjekja foli për gazetarët para Prokurorisë së Tiranës ku është thirrur për të dhënë shpjegime duke deklaruar se është e pafajshme.
Pere tha se gazetarët kanë shpifur dhe se hetimet do e qartësojnë pafajësinë e saj. Ajo mohoi të jetë e punësuar në ndonjë klinikë private apo të ketë çuar pacientë nga spitali shtetëror drejt spitaleve private.
“Unë jam komplet e pafajshme, do të prononcohem më pas dhe do të sqarohet gjithçka. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, sepse më keni shtrembëruar fotot, më keni nxjerrë fotot me sytë, kështu e ashtu.
Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.”- u shpreh ajo.
Sot pritet të jepen dhe masat e sigurisë për të akuzuarit e skandalit të spitalit Onkologjik pranë QSUT-së.