Ish-mesfushori legjendar i Manchester Junajtidit, Skols, ka kritikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë yllin e Liverpulit, Mohamed Salahun, për sjelljen e tij në fushë dhe jashtë saj.

Sipas Skolsit, Salah duhet të tregojë më shumë pjekuri dhe të marrë përgjegjësitë e tij si futbollist profesionist. “Ai po sillet si bebe! Nëse ka ndonjë problem me trajnerin, nuk duhet të krijojë debate apo polemika, por të shkojë dhe të flasë direkt me të,” ka thënë ish-lojtari i njohur.

Kritika e Skolsit vjen në një moment kur Salahu është përballur me lënien në stol nga trajneri për disa ndeshje. Ish-ylli i “Djajve të Kuq” shprehet se futbollistët duhet të dinë të menaxhojnë situatat e tilla me maturi dhe profesionalizëm.

Skols shtoi: “Futbolli është për lojën, por edhe për karakterin. Duhet të jesh i pjekur dhe të marrësh vendime të duhura në çdo moment.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *