Mediat në Kosovë raportojnë se Milot Rashica është pranë kalimit në Serinë A italiane.
Xhenoa, e drejtuar nga Patrik Viera, ka ofruar 8 milionë euro për Rashicën, ndërsa Beshiktashi kërkon 10 milionë.
Marrëveshja mund të mbyllet për 9 milionë euro.
Sulmuesi i krahut pati një sezon të mirë me Beshiktashin në Turqi, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 12 asiste.
Krahas Beshiktashit, Rashica në të kaluarën ka luajtur edhe për Viteshen në Holandë, Verder Bremenin në Bundesligë dhe për Noruiçin në Premier Ligë.