Bajerni i Mynihut e ka pranuar ofertën e Interit për mbrojtësin Benzhamin Pavard – raporton Sky Sport.
Italianët do të paguajnë 30 milionë euro për mbrojtësin francez, ndërkohë që bavarezët po punojnë për të gjetur një zëvendësues për mbrojtësin që mbulon dy pozicionë në fushë pasi mund të luajë si qëndërmbrojtës dhe si mbrojtës i djathtë.
Tomas Tuhel e ka aprovuar largimin e 26-vjeçarit pasi ai ka pasur ulje-ngritje në paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar duke mos ofruar pritshmëritë e këkuara nga tekniku gjerman.