Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Slagjan Trajkoviq me 10 vjet burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Trajkoviq, i nacionalitetit serb, ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretim, arrestim, torturë, trajtim mizor dhe çnjerëzor, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim dhe depërtim të mijëra civilëve shqiptarë.
Aktakuza përshkruan se më 6 prill 1999, forcat ushtarake serbe ku bënte pjesë edhe Trajkoviqi, rrethuan fshatin Reznik të Vushtrrisë dhe nisën ofensivën, duke djegur shtëpi dhe vrarë civilë. Në këtë sulm, nëntë anëtarë të familjes Ujkani u vranë dhe trupat e tyre u dogjën bashkë me shtëpitë.

