Kristian Asllani luajti 35 minuta në sfidën ndaj Salzburgut në Ligën e Kampionëve dhe paraqitja e tij ishte ndër më mirat për zikaltrit.
21-vjeçari u vlerësua me notën 7 nga faqja e njohur e statistikave “SofaScore”.
Futja e tij në fushë në vendin e Çalhanoglusë i dha dinamizëm dhe ritëm qarkullimit të topit, ndërkohë që nga 23 pasime të shqiptarit, 22 ishin të sakta.
Në minutën e 77-të Asllani iu afrua shumë golit me një goditje nga distanca që u prit nga portieri vendas.
Interi fitoi 0-1 me penalltinë e Lautaro Martinez duke hedhur një hap të sigurt për në fazën e 1/16.