Atalanta fitoi 2-0 përballjen në shtëpi ndaj Xhenoas ku Berat Gjimshiti ishte për 90 minuta në fushë.
Portali i njohur i statistikave “Sofascore” e vlerësoi kapitetin e kombëtares shqiptare me notën 7.5 në këtë përballje duke theksuar se qendërmbrojtësi shqiptar tashmë është pika e referimit në prapavijën e bergamaskëve.
Berat Gjimshiti po luan sezonin e tij të shtatë si pjesë e Atalantës.