Një nga drejtuesit e Nismës Thurje, Panajot Soko, shkroi në fejsbuk se nëse Arben Ahmetaj vendos të flasë për aferën e inceneratorëve, ai rrëzon të gjithë klasën politike shqiptare në 30 vjet.
“Sado statuse FB të shkruajë Ben Ahmetaj, nuk e ndryshon dot perceptimin që shqiptarët, në shumicë, kanë për të.
Beni nuk mund ta fshehë realitetin, por mund ta përmbysë atë. Dhe e vetmja formë sesi përmbyset një e keqe është duke bërë një të mirë që e superon në përmasë.
Beni nuk mund t’i bindë shqiptarët që nuk ka vjedhur, por mund t’i bëjë ata ta falin për atë që ka bërë. Dhe për këtē Beni e di se ç’duhet të bëjë.. Të dorëzojë paratë dhe të flasë!
Sepse nëse Beni flet, piramida 30 vjeçare bie.
E gjitha…
Dhe në atë pikë unë, jo vetëm që do ta falja, por do ta vlerësoja. Dhe besoj ashtu si unë dhe shumica e shqiptarëve..
Kështu që Ben mos u lodh më me statuse të koduara. Bjeri shkurt.
Të gjithë e kuptojmë që ti nuk ke pasur aq pushtet sa të detyrosh të firmosen 17 shkresa, nga 17 institucione në një ditë, kur nëse zbatohej ligji këto procedura, do të kërkonin të paktën 6 muaj për t’u aprovuar.
E dimë që dikush më i fortē se ty i ka kthyer 6 muaj në 24 orë.
Por drejtësisë i duhet dikush t’ja faktojë. Dhe ti mund t’ua japësh faktet.” – shkroi Soko.