Ish-futbollisti i kombëtares dhe Flamurtarit të Vlorës, Sokol Kushta reagoi pas humbjes ndaj Suedisë duke vlerësuar paraqitjen e djemve të Silvinjos dhe veçanërisht të Armando Brojës. 

Kushta thekson se Broja mund të quhet një lojtar i fituar para evropianit, ndërsa nënvizoi se trajneri brazilian ka aftësi të mira për të kthyer besimin në ekip pas ndeshjesh të vështira si ajo me Kilin.

“Mbas dushit te ftohtë qe kaloi kombëtarja me Kilin, dje trajneri Silvinjo na tregoi që di ta ndryshojë situatën. Dje kombëtarja dhe trajneri fitoi Brojën, fitoi një variant të ri taktik dhe më shumë nga të gjitha i dha të kuptojë lojtarëve se pa shpirt gare dhe sakrifica nuk mund të luajnë dot futboll me kombëtaren.” – shkruan Kushta.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *