Të dhënat e një sondazhi të Barometrit, kryer në Shqipëri dhe Kosovë tregojnë se Albin Kurti është politikani më i popullarizuar mes shqiptarëve në Shqipërisë dhe Kosovës.
Duke folur në Euronews Albania, pedagogu Blendi Çeka ofroi të dhëna nga sondazhi pjesë e të cilit ishin qytetarë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Përfundimet tregojnë se kryeministri i Kosovës preferohet nga 77.5% e të pyeturve, ndëkohë që kryeministri i Shqipërisë nga 56.6%e të pyeturve.
Sipas Çekajt, 9% e shqiptarëve të Shqipërisë kanë opinion negativ për Albin Kurtin, ndërsa 27% e të pyeturve në Kosovë kanë opinion negativ për Edi Ramën.
Pyetjes nëse Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete pjesë e të njëtit komb, 90% e të pyeturve në Shqipëri i janë përgjigjut me “po”, ndërsa në Kosovë me “po” janë përgjigjur 85% e të pyeturve.
Çeka sqaroi se pjesë e sondazhit në Kosovë ishin dhe pjesëtarë të minoriteteve.
Sa i përket përfaqësimit, 25% e të pyeturve në Shqipëri thanë se do të preferonin të përfaqësoheshin nga Albin Kurti, ndërsa 22% e të pyeturve në Kosovë thanë se do të preferorin Edi Ramën si përfaqësues.