Sonte në Dublin Bajer Leverusen dhe Atalanta përballen për trofeun e Evropa Ligë në një sfidë që premton garë të fortë sportive.
Kampionet e Gjermanisë synojnë trofeun e dytë sezonal pas titullit kampion në Gjermani, ndërkohë që Atalanta e Gasperinit synon të marrë trofeun pas disfatës në Kupën e Italisë ndaj Juventusit një javë më parë.
Skuadra italiane i ka besuar Berat Gjmshitit shiritin e kapitenit në këtë finale. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka qenë ndër më të mirët e bergamaskëve në këtë sezon.
Nga ana tjetër, Granit Xhaka kërkon triumfin me Leverkusenin ndërsa tekniku Ksabi Alonso ka kërkuar nga lojtarët e tij që të kurorëzojnë një sezon pa asnjë humbje. “Aspirinat” numërojnë 51 ndeshje pa humbje.